Atë që kujtoj, dua ta ndaj me ju!
Në këto kohë të mbrapshta, mbase një copëz humor, sido që temën e merr nga e kaluara, prapë se prapë mendoj se ia vlen.
Humor dashamirës mes shokësh të të njëjtit profesion:
Na ishin dikur dy futbollistë, me perspektivë. I thithi klubi sportiv me emrin "Dinamo"; me llogari që njërin ta bënte qendërmbrojtës e tjetrin alle (sulmues të majtë). Për fatin e tyre të keq, të dy nuk rezultuan të suksesshëm, për shkaqe jo të njëjtë. Teksa shokët e tyre të ekipit stërviteshin intensivisht në qilimin e blertë, këta të dy, zhvillonin stërvitje "të lirë" veçmas.
I thotë, me shaka e me dashamirësi, i pari, të dytit: "Të morëm për as e na dole pras!" I dyti, sikur ta kishte përgjigjen në gojë, u përgjigj: "Edhe Ty, mor qyqar; të morëm për tresh e na dole lesh!" U shkrinë në gaz ata dhe shokët e tyre, kur e morën vesh.