Bora
Ja! Na erdhi bora, vizitore e rrallë;
Ka zbardhur vargkodrat, si qeleshe e bardhë;
Ngjajnë si veteranë, flokëbardhë e flokërrallë;
Kërrusur nga vitet, por gjithnjë krenarë;
Prisja cicërimat e zogjve shtegtarë;
Më shurdhuan sharrat, me uturime të papara;
Presin trungje drurësh, ngjajnë si kasaphanë;
Thonë: „Mbjellim pemë!“ Pyllit i vunë zjarre;
I vështroj e s’ndihem, më vjen për të qarë!
Në Tiranë, më 27 e 28 shkurt 2018