Niazi Nelaj

Shkrime

Kush ta ka ngenë? (vëzhgim).

30 shtator 2019 · 1 min lexim

Ndryshimet sociale që kanë ngjarë tek ne, si kudo gjetke, kanë vështirësuar të komunikuarit, madje edhe brenda së njëjtës familje. Ju lutem: Mos më thoni: "Atë që do të mbjellësh, edhe do të korrësh!" Se ka dalë "jashtë lojë". Vetëm kisha dëgjuar e diçka kisha lexuar për ekonominë e tregut, por, tani që e kam në kurriz, them se nuk paskesh qenë siç e kanë reklamuar.

Rëndom, kur pyesim një njeri: Si po ia kalon? Përgjigja më e zakonshme është: "E shtyj". Pason pyetja: "Çfarë shtyn dhe si e shtyn?" Kjo është çështja!

Dikushi që vret kohën e nuk di si ta menaxhojë atë, shtyn ditët e mezi pret ... Ka të tjerë që do të donin: Ora të kishte shumë minuta; dita të kishte më shumë orë e muaji më tepër ditë. E dini përse ngjan kjo? Me siguri që e dini; atij nuk i mjafton koha e borxh, kohë nuk i jep dot njeri.

Ndonjëri të mos hidhet, pa kaluar kanalin e të thotë: "Nuk është i zoti!" Jo or jo, ai bën më shumë se një punë e shkon në shtëpi me celular në dorë, duke bubrritur; mund të përplasesh me të e nuk të vështron; hyn e del në shtëpi pa të të përshëndetur; harron gjërat e tij etj. etj. Mos e merrni mëri e mos e përgojoni për këtë. Është në hall të madh, i gjori e nuk e kupton pa lëre ta ndihmojë njeri.

Natyrisht këto janë vetëm raste. Po të shtrohet pyetja: Ku vajti mirësjellja dhe afrimiteti? Do të përgjigjesha; "Na i mori ekonomia e tregut!"

Respekt për lexuesin!

← Të gjitha shkrimet