"Lidhjet" virtuale, si pazari i gjësë së gjallë
Dikur (në vitet e para të tranzicionit) mishi shitej në rrugë, pa kurrfarë kontrolli e bagëtitë për t'u therur, bliheshin në tregun e gjësë së gjallë, pa peshë, por me hamendësi. Disa kasapë binin viktimë të rastësisë, kur të tjerë, që ishin me përvojë, nuk para i gënjente syri.
Aktualisht po përjetojmë një dukuri interesante: Ndoshta kemi të bëjmë me një risi, të cilën është herët ta kuptojmë tamam. Druaj se mos kemi të bëjmë me një kopjim të rëndomtë të së kaluarës së hidhur.
Dikur, martesat bëheshin në kushtet kur dy të rinjtë "lidheshin" pa e parë e pa e njohur njëri-tjetrin. Sot kemi një lidhje, tjetër; virtuale, e cila, pa dashur të heq paralelizma, ngjan mjaft.
Shkesi i dikurshëm, merrte si shpërblim një palë opinga (këpucë), mbasi lodhej i gjori e i griseshin ato. I qahej halli, të gjorit e në njëfarë mënyrë shpërblehej.
Po sot, kur dëgjojmë lloj-lloj broçkullash që na mërzitin: Jo nga Durrësi; jo nga Tirana, të ketë arsim të lartë e të punojë në arsim apo në mjekësi; të ketë shtëpi e të mos ketë fëmijë, të ketë pension të mirë etj. etj.
Hall të madh kanë nevojtarët, hall kanë dhe ata që i dëgjojnë, broçkullat e tyre. Nuk ma do mendja që edhe kjo metodë të bëjë pjesë në kushtet që na ka vënë Evropa, për të na pranuar në gjirin e saj!