Mbyllja shpërthen talentet
Përkushtim; plakut Mu:
Burrë e grua, s’kishin ç’të bënin, dhe u grindën keqas. Kot se koti. U adhnuan, si fëmijët por shpejt i dogji dëshira për t’u pajtuar; vetëm nuk kishin gjetur mënyrën e pajtimit.
"Shtrydhën" trurin dhe e gjetën: Burri bëri dush, këndoi brenda në dush dhe kur doli prej tij, nuk gjente dot çorapet. Siç u ndodh burrave. Iu kujtua një këngë e ëmbël dibrane dhe, me zë, këndoi, jo pa nëntekst:
"...Oj zogo! Oj zogo, jelek me vija!
A i ke ba; a i ke ba çorapt e mia? "
Nga dhoma tjetër u dëgjua zëri i parë i gruas:
"I kam ba, i kam ba e i kam qenisë;
Lule m’lule i kam ildisë;
Në sirtarin e tretë i kam degdisë...! "
Qeshën, të dy, u pajtuan e vijuan ngujimin, të gëzuar e të lumturuar, që u pajtuan!