Motra e malluar përqafon shtatoren prej bronzi (ndodhi e rrallë, e vërtetë)
Ka ngjarë në Korçë, atje ku është shtatorja e Luftëtarit të panjohur. Ai luftëtar ka një emër dhe është Nexhip Benja, në vitet e Luftës së Parë Botërore, kur atdhetarët si Ai, luftonin për të mbrojtur trojet tona, nga copëtimi. Shtatoren e ka gdhendur Skulptori i Popullit Odise Paskali, i cili e ka parë "komitin", në pyll, dhe i është fiksuar në mendje. Shtatorja ka dalë tepke, sikur të ishte i gjallë, Nexhipi.
Një ditë, dy gra, ranë në Korçë, për punë të tyre. Të lodhura nga udha e gjatë në këmbë dhe nga hallet që mbanin mbi supe, u ulën për t’u shlodhur pak, pranë shtatores. Njëra syresh, papritur u çua, vrapoi drejt shtatores dhe e përqafoi fort.
Ajo dialogoi, natyrisht, pa përgjigje, me shtatoren, të cilës i tha: "...Nexhip o vëlla! Të dinja të vrarë; Ti paske ardhur këtu. Sa e ka marrë malli motrën tënde! Hajde të vemi në shtëpi, të takosh dhe nënën që të pret, e përlotur!" Nexhipin e kishte gdhendur Odise Paskali, nga Leusa e ngjante për vërteti!
Rrëfimin ma ka dëftuar e bija e "Heroit" Reku, bashkëshorte e kolegut tim Ahmet Selvija, nga Bushati, në vitin 1974.