Niazi Nelaj

Shkrime

Për të qeshur apo për të qarë?

8 shtator 2021 · 1 min lexim

Sot isha për një çështje private, në zonën e Rrapit të Treshit. Për t’u kthyer në shtëpi, m’u desh të hipja në autobusin shtetëror të linjës Kinostudio-Kombinat. Prita në stacion rreth 20 minuta, kur duhet të ketë autobus të tillë, çdo 3 minuta. Më në fund më qeshi nuri, erdhi autobusi. Gjeta një vend e u ula.

Faturinua, një burrë mesatar në moshë por thatim, pa maskë kundra kovidit, ashtu si shumica e udhëtarëve, mezi përshkonte nga fillimi në fund të autobusit, për arsye se në autobus kishte mjaft njerëz. Një grua me karrocë fëmijësh e me një laktant brenda, ishte e detyruar të thithte ajër të kontaminuar (këtë e marr me mend); dikush shkeli një vajzë 2-3 vjeçe e ajo ulëriti.

Faturinua nuk kaloi pa kritika, por u justifikua me fjalët: “Nuk kam çfarë të bëj, kjo është Tirana; ajo tashmë është një fshat.” Me shpirt në dhëmbë e me shumë inat, durova derisa mbërrita në stacionin ku duhet të zbrisja.

Jeni të lutur të gjykoni: A kemi të bëjmë me një skandal? Po gjithë ajo propagandë që bëhet për të luftuar kovidin, a qëndron? Ky të jetë shteti ynë vallë? Si i bëhet më tej?

Unë, për veten time, sot u deziluzionova; kam ditur se jetoj në metropol jo në një katund të Tirones, si Momli. Respekt dhe nderim për ata që dinë të ngrenë zërin, kur duhet!

← Të gjitha shkrimet