Votimet u bënë; numërimi i votave mbaroi; fitoi Shqipëria
Votimet u bënë; numërimi i votave mbaroi; fitoi Shqipëria (kështu thonë, të paktën), po çfarë fitoi? Po ju rrëfej një rrëfenjë e cila, shpresoj të jetë e tillë:
Një familje me shumë persona ishte shtruar për të darkuar, rreth sufrasë. Zonjës vjehrrë, i pihej ujë e kërkoi bardhakun. Nusja mori bardhakun me ujë e ia dha Zonjës vjehrrë, por, duke u zgjatur, i shpëtoi një p....
Zoti vjehërr, namuzli e me një barrë mustaqe, ndaloi lugën e tha: “Kush p... se do t’i jap x grosh (flori ishte monedha)!”
Doli djali i vogël (rreth 7 vjeç) e pa teklif, se turpin nuk e njihte, u përgjigj: “Unë e bëra, o gjysh, më shpëtoi, pa dashje!” Plaku namuzli e mbajti fjalën, nxori nga xhepi i xhamadanit monedhën e ia dha nipit.
Aty nga fundi i darkimit, nusja e shtëpisë, nëpër dhëmbë, pëshpëriti: “Kush p... e kush mori groshin!” Ajo mërmëriti, por mërmërimën e saj e dëgjuan të gjithë të pranishmit e fjala mori dhenë; erdhi dhe tek unë që po ua rrëfej.